Një vajzë 6-vjeçare ka humbur ditën e sotme në Tiranë. Prindërit e vajzës, kishin bërë denoncimin në polici, ndërsa nuk ka vonuar gjetja e saj.
Vajza ndodhej në aksin Zogu i Zi-Laprakë, kur një oficer i Policisë Rrugore e ka parë dhe ka ndaluar.
Polici i rrugores ka marrë disa të dhëna për prindërit dhe ka lajmëruar kolegët e tij, të cilët sapo kishin marrë denoncimin e nënës.
Njoftimi i policisë:
Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.
Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares. Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/434775697139344/