Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Bashkimi Europian ka akorduar 50 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të përballimin e situatës me pandeminë me koronavirusin.
Rama teksa jep lajmin shprehet se “Zoti i shqiptarëve është i madh”.
“? BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19??❤??
Zoti i shqiptarëve është i Madh?”, shkruan Rama
Por është e habitshme në fak deklarata e Ramës ndërsa gjatë pasdites së sotme, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka njoftuar se Bashkimi Europian do të japë 30 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, si mbështetje për të “luftuar” koronavirusin.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Varhelyi deklaron se janë mobilizuar 30 milionë euro që do t’i shërbejnë Ballkanit Perëndimor për pajisje mjekësore, në këtë kohë krize ekonomike.
“Në të njëjtën kohë ne punojmë shumë për të mbështetur #ËesternBalkans në përgjigjen ndaj koronavirusit. Ne mobilizuam 30 milion € për mbështetje të shpejtë të pajisjeve mjekësore dhe po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize”, shkruan Varhelyi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)