Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për kreun e Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka. Ai nuk është konfirmuar në detyrë duke mos kaluar edhe Vettingun.
Gjatë seancës dëgjimore, Komisionit i Pavarur i Kualifikimit, akuzoi kreun e Prokurorisë së Tiranës, për fshehje të pasurisë që disponon dhe me mungesa të theksuara dokumentacionesh, për të ardhurat që deklaroi.
Në deklarimet e pronësisë, Rreshka dispononte një shtëpi private prej 5 katesh, ndërsa për katin e 3 dhe të 4 të saj, KPK theksoi se ka mungesë burimesh të ligjme.
Por kjo nuk ishte e vetmja pikë problematike për kreu e Prokurorisë së Tiranës.Sipas KPK-së ai kishte mospërputhje për vlerën e 1.5 milionë eurove, që kishte përdorur për blerjen e një apartamenti një llogari bankare prej 30 milion lekësh të padeklaruara të nënës së tij.
Pavarësisht se Rreshka u shpreh se një pjesë të pasurisë e kishte bërë gjatë periudhës që ka qenë në Greqi, KPK ka theksuar se ai ka mungesë dokumentacionesh për të ardhurat që ka përfituar nga emigracioni. Ndërkohë sipas KPK-së ai kishte edhe dokumente fiktive, për marrjen e kredisë së butë.
(J.D/Faxweb.al)