Një sasi prej 59 kilogramë lëndësh narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në një banesë në lagjen Palio Faliro. Brenda në banesë është gjetur një shtetas i vdekur. Personi i moshës 43-vjeç, nuk bëhet e ditur as identiteti as kombësia.
Para 43-vjeçarit është gjetur një pjate me lëndë të dyshuar narkotike. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes. Pakot me drogë janë gjetur të shpërndara në banese dhe jo të fshehura.
43-vjeçari rezulton pa precedentë penalë. Vijojnë hetimet lidhur me rrethanat e plota të kësaj ngjarje.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post