Kapet nga policia e Sarandës i shumëkërkuari Shahin Abazi. Ai ishte shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburanteve në Sarandë si dhe për një sërë vjedhjesh nëpër markete e dyqane dhe vjedhje motorësh. 21-vjeçari po tentonte të ikte mbrëmë me autobus drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka marrë informacion dhe ka ndjekur autobusin duke e ndaluar në aksin Sarandë-Gjirokastër dhe ka ndërhyrë duke kapur Abazin.
Ai ka pranuar në Komisariat grabitjen me arme në bashkëpunim të dy karburanteve në 28 dhjetor 2017. Abazi dyshohet dhe për vjedhje motorrësh. Ai është i dënuar më parë për vjedhje, ndërsda po hetohet për disa ngjarje të tjera. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post