Emiljano Shullazi bashkë me tre të arrestuarit e tjerë si pjesë e bandës së tij, kanë dorëzuar një kërkesë në adresë të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për përjashtimin e gjyqtares Valdete Hoxha nga gjykimi i çështjes penale në ngarkim të tyre.
Duke radhitur disa pika me të cilat argumentojnë qëndrimin e tyre se Hoxha nuk duhet të gjykojjë çështjen e tyre, ku më kryesorja ështe se kjo e fundit ka marrë pjesë në një proces gjyqësort kohë më parë ndaj Shullazit në Durrës nga i cili kishte kërkuar dorëheqjen, ata i kërkojnë gjykatës që të vendosë përjashtimin e gjyqtares Valdete Hoxha nga shqyrtimi i kësaj çshtjeje, duke ia nënshtruar zëvendësimin shortit elektronik.
“Pra eshte e qarte se ne rastin konkret prania e gjyqtares Valdete Hoxha ne trup gjykues cenon rende paanshmerine dhe objektivitetin e gjykimit, ne zbatim te drejte te dispozitave te neneve te lartpermendura dhe per pasoje, cdo vendimmarrje e gjykates, ne perberje te se ciles do te ishte kjo gjyqtare, do te perbente cenim te plote te parimit per nje gjykim te drejte dhe te paanshem si dhe te procesit te rregullt ligjor”, shkruhet në kërkesën e tyre.
K E R K E S E
KERKUES : Emiljano Shullazi, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
Gilmando Dani, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
Endrit Zela, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
Blerim Shullazi, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
OBJEKTI : Perjashtimi i gjyqtares znj.Valdete Hoxha nga gjykimi i ceshtjes penale ne ngarkim te Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
BAZA LIGJORE : Neni 15, 17, 18, 19 e vijuesa te Kodit te Procedures Penale, vendimi nr. 1 date 25.01.2010 dhe 23/2008 i Gjykates Kushteuese, neni 42 i Kushtetutes dhe neni 6 i KEDNJ.
Drejtuar : GJYKATES SE APELIT PER KRIME TE RENDA T I R A N E
Prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane eshte duke u gjykuar ceshtja penale ne ngarkim te Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela.
Ne fillim te seances te dates 23.05.2019, erdhem ne dijeni te faktit se gjyqtarja Valdete Hoxha, ishte caktuar nga Keshilli i Larte Gjyqesor te behej pjese e trupit gjykues te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda qe po shqyrton ceshtjen penale ne ngarkimin tone.
Eshte relatuar gjithashtu se vete kjo gjyqtare kishte paraqitur kerkese per doreheqje nga gjykimi i kesaj ceshtjeje, pasi ka marre pjese ne shqyrtimin e nje tjeter ceshtjeje penale ne Gjykaten e Apelit Durres, por kerkesa per doreheqjen e saj ishte refuzuar nga zv.kryetarja e Gjykates se Apelit per Krimet e Renda.
Po ne seancen e dates 23.05.2019, u kerkua dhe nga mbrojtesit tane perjashtimi i kesaj gjyqtareje nga shqyrtimi i kesaj ceshtjeje per te njejtin shkak.
Ne mbeshtetje te kesaj kerkese te paraqitur me goje, menjehere pas legjitimimit te paleve, ne kerkuesit, e mbeshtesim ate per shkaqet e meposhtme, duke e paraqitur me shkrim brenda afatit tre ditor qe kerkon ligji.
Konkretisht, rezulton se gjyqtarja Valdete Hoxha, ka qene kryesuese e trupit gjykues te Gjykates se se Apelit Durres, ne shqyrtimin e ceshtjes penale Nr.265/70100-925 Regj.Themeltar, e regjistruar prane asaj gjykate ne daten 2.12.2013 me kerkues shtetasin Ylvi Beqja, ceshtje kjo qe ka perfunduar me vendimin Nr.42, date 11.03.2016.
Se pari, ne kushtet kur vete gjyqtarja Valdete Hoxha, cmon se nuk do te jete e paaneshme ne shqyrtimin e ceshtjes penale, sipas standarteve te procesit te rregullt ligjor, ky fakt ekspozon mungesen e bindjes te saj te brendeshme se do te jete objektive ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje, dhe, aq me teper ne qe e mesuam kete fakt e kemi humbur besimin ne paaneshmerine e saj.
Se dyti, vendimi i dhene nga gjyqtarja Valdete Hoxha, ne gjykimin penal ne Gjykaten e Apelit Durres, eshte e administruar si prove ne gjykimin ne shkalle te pare dhe eshte pjese e fashikullit te gjykimit. Pra, do te ndodhemi ne nje situate paradoksale, kur gjyqtarja Valdete Hoxha do te vleresoje dhe cmoje nje prove, te cilen ajo vete e ka krijuar, nepermjet vendimarrjes se saj.
Se treti, nga gjykimi i kesaj ceshtjeje dhe te tjerave qe lidhen me ish-Hotel Vollgen ne Gjykaten e Apelit Durres, ka rrjedhur me pas e gjithe fabula mbi te cilen eshte mbeshtetur akuza, kunder nesh, etj.
Se katerti, por jo per nga rendesia konstatojme nje standart te dyfishte ne vendimarrjen e Gjykates se Apelit per Krime te Renda, kur per te njejtat shkaqe mbahen qendrime te kunderta. Ne Gjykaten e Apelit per Krimet e Renda per kete shkak ka dhene doreheqjen gjyqtari Sokol Binaj, por edhe gjyqtarja Nure Dreni. Edhe per kete te fundit kerkesa e doreheqjes eshte refuzuar nga zv.kryetarja e gjykates, por eshte pranuar kerkesa per perjashtim nga nje tjeter gjyqtar i asaj gjykate.
Neni 17 i Kodit te Procedures Penale ne germat c dhe ë te tij p arashikon:
Gjyqtari ka per detyre te heqe dore nga gjykimi i ceshtjes konkrete:
- c) kur ka dhene keshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit ;
ë ) kur ekzistojnë shkaqe të tjera të rëndësishme njëanshmërie.
Neni 18/1,a i Kodit te Procedures Penale ne germen a te tij parashikon se :
Palet mund te kerkojne perjashtimin e gjyqtarit
- a) ne rastet e parashikuara nga nenet 15,16 dhe 17 ;
Pra ne rastin objekt gjykimi eshte cenuar paanshmeria e gjykates dhe gjykata ka cenuar haptazi kriterin subjektiv qe ka te beje me bindjen e brendshme te gjykates duke mos dhene garanci per ecurine e metejshme te gjykimit si nje gjykim i drejte dhe i paanshem dhe ate objektiv dhe i garancive qe duhet te jape trupi gjykues ne lidhje me paanshmerine.
Neni 42 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise parashikon se:
“Liria, prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor.
Kushdo per mbrojtjen e te drejtave, te lirive dhe te interesave te tij kushtetuese dhe ligjore, ose ne rastin e akuzave te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe publik brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”
Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 1 date 25.01.2010 arsyeton ne lidhje me paanshmerine e gjyqtareve ne gjykim si me poshte vijon:
“Nje nga elementet e rendesishem te procesit te rregullt ligjor apo te procesit te drejte te garantuar nga neni 42 i Kushtetutes dhe neni 6 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut eshte edhe ai i paanshmerise se gjykates ne gjykimin e çeshtjes. Ne kete kuader, Gjykata thekson se parimi i paanshmerise ka ne vetvete elementin e vet subjektiv, i cili lidhet ngushte me bindjen e brendshme qe krijon gjyqtari per zgjidhjen e çeshtjes ne gjykim, si dhe elementin objektiv me te cilin kuptohet dhenia e garancive te nevojshme per gjykim te paanshem nga vete gjykata, permes menjanimit nga vete ajo te çdo dyshimi te perligjur ne kete drejtim. Nder te tjera, gjykata duhet te jete e kujdesshme dhe duhet te marre parasysh veçanerisht problemin e perberjes se trupit gjykues, ne menyre qe te menjanohen nga gjykimi i çeshtjes gjyqtaret qe nuk kane garancite e kerkuara per paanshmeri ne kuptimin objektiv. Ne shtetin e se drejtes kjo kerkese merr rendesi te veçante ne funksion te besimit ne dhenien e drejtesise, qe ne shoqerite demokratike, duhet ta krijojne ne çdo rast jo vetem palet ne gjykim, por dhe çdo qytetar i thjeshte”
Sa me siper, e pare edhe ne kendveshtrimin dhe interpretimin qe i ka bere Gjykata Kushtetuese, duke theksuar rendesine e gjykimit nga nje gjykate e paanshme, me qellim respektimin e te drejtave te paleve gjate gjithe procesit. Keshtu, ajo ka theksuar se ne kuptim te nenit 42/2 te Kushtetutes, ekzistojne dy teste per te vleresuar nese nje gjykate eshte e paanshme:
– I pari, konsiston ne percaktimin e bindjes personale te gjyqtarit ne nje çeshtje konkrete.
– Ndersa testi i dyte lidhet me vleresimin nese gjyqtari ka ofruar garanci te mjaftueshme per te perjashtuar çdo dyshim te ligjshem ne kete drejtim.
Ne kuadrin e parimeve kushtetuese qe qendrojne ne themel te nje procesi te rregullt gjyqesor, respektimi i parimit te paanshmerise mundeson krijimin e besimit tek gjyqesori me qellim qe drejtesia jo vetem te behet, por dhe te shihet qe po behet. Ne demokraci, ligjshmeria e rolit te gjyqtarit varet jo vetem nga qenia e tij, por dhe nga shfaqja e tij i paanshem dhe i pavarur, duke qene se roli i tij gjate gjykimit duhet te jete pasiv dhe super partes (Shih vendimin nr. 23/2008 te Gjykates Kushtetuese).
Ne rastin kur shqyrtohet nje çeshtje e caktuar ekziston nje arsye legjitime per te dyshuar se nje gjyqtar nuk eshte i paanshem, kendveshtrimi i atyre qe paraqesin kete pretendim ka rendesi, por vendimtar mbetet percaktimi nese ky dyshim eshte objektivisht i justifikueshem.
(Shih vendimin nr. 23/2008 te Gjykates Kushtetuese).
K.E.D.NJ ne nenin 6 te saj i cili parashikon se:
“Cdo person ka te drejte qe ceshtja e tij te degjohet drejtesisht, publikisht dhe brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme, e krijuar ligjerisht, e cila do te vendose qofte per konfliktet mbi te drejtat dhe detyrimet e tij me karakter civil, qofte per bazueshmerine e cdo akuze te natyres penale te drejtuar kunder tij“
Pra eshte e qarte se ne rastin konkret prania e gjyqtares Valdete Hoxha ne trup gjykues cenon rende paanshmerine dhe objektivitetin e gjykimit, ne zbatim te drejte te dispozitave te neneve te lartpermendura dhe per pasoje, cdo vendimmarrje e gjykates, ne perberje te se ciles do te ishte kjo gjyqtare, do te perbente cenim te plote te parimit per nje gjykim te drejte dhe te paanshem si dhe te procesit te rregullt ligjor.
Ne rrethanat siperpermendura, i kerkojme gjykates qe te vendose perjashtimin e gjyqtares Valdete Hoxha nga shqyrtimi i kesaj ceshtjeje, duke ia nenshtruar zevendesimin shortit elektronik.
KERKUES
Emiljano Shullazi
Gilmando Dani
Endrit Zela
Blerim Shullazi
Tirane, me 24.05.2019
Bashkengjitur kesaj kerkese :
- Vendim Nr.10-2016-562(42), dt.11.03.2016 i Gjykates se Apelit Durres.
I kerkojme gjykates te administroje dhe kerkesen per doreheqje te paraqitur nga vete gjyqtarja Valdete Hoxha, e cila ndodhet prane asaj gjykate te cilen jemi ne pamundesi ta disponojme ne momentin e paraqitjes se kesaj kerkese.