Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona banues në Finiq dhe Delvinë.
Në datë 03 të muajit korrik shtetasit V. R., 51 vjeç dhe N. R., 66 vjeç dyshohet se kanë hapur protën e kanalit vaditës duke shkaktuar kështu një dëm të konsiderueshëm.
Pretendohëet se hidrocentrasli ‘Bistrica 2’ është përmbytur prej veprimit të dy burrave.
Ndërkohë që bëhet me dije nga informacioni zyrtar I policisë se momentalisht hidrocentrali është jashtë fundksionit.
Informacion paraprak:
Policia ka arrestuar shtetasit V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë, pasi:
Më datë 03.07.2019, në vendin e quajtur “Mesopotam i Sipërm” Finiq, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohet se kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin “Bistrica 2”.
Si rrjedhojë, momentalisht ky Hidrocentral është jashtë funksionit.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”.
Discussion about this post