Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundi në Kanada, ku pas një sulmi me armë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe të plagosur 13 të tjerë.
Ka qenë një burrë ai që ka hapur zjarr ndaj një turme dhe ka lënë të vdekur fillimisht një vajzë të re, dhe më pas ka gjetur edhe vet vdekjen, pas këmbimit të zjarrit me Policinë.
Akoma nuk dihen shjkaqet e kësaj fatkeqësie-raporton një zyrtar i policisë.
“Tani po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, jemi duke kërkuar për sa më shumë dëshmitarë. Do shikojmë edhe kamerat e sigurisë të ndonjë biznesi më të afërt. Tani po merremi me të plagosurit ku disa po marrin ndihmën e parë këtu, ndërsa të tjerët që ishin në gjendje më të rëndë janë dërguar tek spitali më i afërt”- përfundon zyrtari i policisë për BBC. Ngjarja ndodhi në qytetine Torontos.
(E.K/FAXWEB.AL)