Presidenti i Maqedonisë George Ivanov thotë se nuk do ta nënshkruaj kompromisin e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.
Ai shtoi se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare. Ivanov tha se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent, ndersa Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët e tjerë në vend.
“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.
Kujtojmë që ditën e djeshme u arrit marrëveshja mes Cipras dhe Zaev që Maqedonia të quhej ‘Maqedonia Veriore’. (B.H/Faxweb)