Një zjarr masiv ka rënë në malin e Taraboshit në Shkodër.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri ka rënë në ullishtet e fshatit Zues, të Njësisë Administrative Ana e Malit dhe po përhapet me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa.
Përveç ndihmës së zjarrëfikëseve kërkohet edhe ndërhyrja e ushtrisë pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Ndërkohë qindra ullinj janë djegur.
Siç shihet dhe nga pamjet flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa banorët po përpiqen t’o ndalin me mjete rrethanore.
https://www.youtube.com/watch?v=DwtdPepwXp8&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=Lfx14bVCC-Y&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=8_k2SFblfu8&feature=youtu.be
(B.H//Faxweb)
Discussion about this post