04:29 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E FUNDIT/“Krimi përdor diçka më të sofistikuar se armët..”, mesazhi i De Rahos në takimin me kryeprokuroren Marku

12:33 | 26/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E FUNDIT/“Krimi përdor diçka më të sofistikuar se armët..”, mesazhi i De Rahos në takimin me kryeprokuroren Marku

Më herët gjatë paradites, Prokurorja i Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku priti në takim në zyrën e saj, Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, z.Federico Cafiero De Raho.

Burime të Fax News bëjnë me dije se kryeprokurorja Marku  theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri. Ajo garantoi prokurorin Italian se do të ofrojë prokurorët më të mirë për të punuar në kuadër të opercauionit ‘Forca e Ligjit’.

Kryeprokurorja Marku tha se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët. Ajo shtoi se rëndësi në këto hetime, ka përgjigja e shpejtë nga Italia për një numër letër-porosish të dërguara për t’i hapur rrugën ecurisë dhe përfundimit të tyre në Shqipëri.

“Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturimin, nivelin dhe shkallën e organizimit”-shtoi zonja Marku.

Bashkëbiseduesit vërejtën gjithashtu domosdoshmërinë e hetimeve sa më të thella për të zbuluar origjinën e parave që përdoren nga grupet kriminale.

Prokurori Italian i Antimafias Federico Cafiero De Raho tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë.

Prokurori i Antimafias theksoi ndërkaq se krimi vepron gjithnjë më shpejt dhe duhen marrë masat pas çdo hetimi të përfunduar me metodat më bashkëkohore të hetimit.

Kryeprokurorja Marku theksoi gjithashtu se pavarësisht se strukturat janë të përkohshme deri në krijimin e SPAK-ut, puna nuk do të rreshtë për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Znj.Marku shtoi se marrëveshja italo-shqiptare mes prokurorive e vitit 2014, duhet rinovuar për të përcaktohuar bashkarisht pikat e kontaktit dhe për shkëmbyer informacionet.

Ndërkohë që Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj shtoi se tashmë ka materiale të përgatitura për t’u shtruar në bisedime me palën italiane, siç është vepruar në shumë raste, me prokuroritë në Bari, Ankona, Leçe.

(E.L/Faxweb)

Pas

Përpara takimit me Presidentin Meta, ku po qëndrojnë Hahn dhe Juncker (FOTO)

Para

Ekzekutuan biznesmenin Begalla në mes të bllokut, kush janë dy autorët (FOTOT)

Para
Ekzekutuan biznesmenin Begalla në mes të bllokut, kush janë dy autorët (FOTOT)

Ekzekutuan biznesmenin Begalla në mes të bllokut, kush janë dy autorët (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.