Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka thirrur një mbledhje urgjente të kryesisë së kësaj partie në selinë e saj, ndërkohë që burime bëjnë me dije se do të diskutohet për tubimin e nesërm të lajmëruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Vetë Kryemadhi sapo është nisur drejt selisë së LSI–së, ndërsa nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e PD-së, dhe mendohet se po diskutohet për hapat dhe qëndrimet që do të mbahen në ditët në vijim për shkak të situatës së krijuar me prishjen e Teatrit Kombëtar.
Robert Budina njoftoi pasditeen e sotme para mediave protestën që do të mbahet ditën e nesërme e cila do të zhvillohet në orën 16:30 para ministrisë së Brendshme.
Budina tha se gjatë natës së kaluar është bërë tentativë pë vrásje dhe protesta bëhet kundër dhùnës dhe térrorit ndërsa shtoi se kanë ndërprerë çdo lidhje me qeverinë dhe se nuk kanë ndërmend të kërkojnë leje për tubimin.
“Nesër në orën 16:30 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret në protestë gjithë popullin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo protestë bëhet sepse gjatë natës së kaluar filluan shembjen e Teatrit ndërkohë që ne ishim brenda, dhe kjo mund të vijojë në çdo shtëpi tuajën. Protesta do të bëhet përballë ministrisë së Brendshme sepse ata tentuan të na vrásin (lexo lajmin).
(F.GJ/FAXWEB.AL)