Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme nga sheshi i protestës.
Ajo është shprehur se problem nuk është ritmi i protestave të opozitës për qeverisja e Ramës.
Ndërkohë gjatë gjithë marshimit Kryemadhi ka pasur për doë një fëmijë të mitur, e cila për këtë ka thënë që është fëmija e njërës përj anëtareve të LSI-së.
Fjala e Kryemadhit:
Problemi vjen nga mënyra si është organzuar struktura kriminale e Edi Ramës jo tek mënyra e protestës së opozitës.
Protestat tona janë për ta mbyllur përfundimisht tranzicionin, nuk ka bërë vaki kurrë më shumë se sot një reagim kaq i madh. Shqipëria e ka parë vetëm në vitet 90’ këtë gjë. Unë mendoj që shqiptarët nuk kanë hallin e karrigeve të pushtetarëve, ata duan taksat të ulta, vendin, progresin.
Me këtë qeveri të Ramës vendi po çohet drejt izolitmit total. Dua tua bëj të qartë pse janë sot në shesh shqiptarët, jo për karrige as për votimet e Edi Ramës, votimet e vërteta janë ato të 13 tetorit.-shprehet Kryemadhi.