Pas 2 ditësh të bisedimeve intensive mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë është arritur marrëveshja për reciprocitetin e targave.
Lajmi është dhënë nga përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak i cili ka publikuar edhe dokumentin ku provohet diçka e tillë.
Kjo vjen në një moment kur mes dy shteteve ka pasur tensione të shumta aq sa u arrit që të vendosnin forcat speciale ushtarake në kufitin e tyre.
Në marrëveshjen e arritur në datën 2 tetor do të largohen barrikadat dhe policia ndërsa në datën 4 tetor do të fillojë reciprociteti i targave të përkohshme me tiketa ngjitëse.
Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.
Miroslav Lajçak:
‘Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve.‘- shkori Lajçak.
We have a deal! After two days of intense negotiations, an agreement on de-escalation and the way forward has just been reached. I thank Besnik Bislimi and Petar Petkovic for their readiness to negotiate and agree for the good of the people. pic.twitter.com/OuhuUWvuG0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 30, 2021