Fax News informon se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, ka arrestuar dy punonjës të policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shpërdorim detyre
Mësohet se në pranga kanë rënë Robert Demiraj me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Neçofski me detyrë shoqërues qeni.
Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga policia greke.
Në mjetin e ndaluar nga policia greke mësohet se janë kapur 60 kilogramë kanabis.