Të paktën tre komandantë rusë janë vrarë pasi kanë lëvizur gabimisht pranë vijës së frontit, thonë zyrtarët perëndimorë.
Ata thonë se zëvendëskomandanti i Ushtrisë së 41-të të Armëve të Kombinuara u vra nga zjarri snajper. Një komandant divizioni dhe një komandant regjimenti janë vrarë gjithashtu.
Komandantët rusë kanë ecur më tej për të marrë më shumë kontroll dhe më shumë shtysë pas operacioneve të cilat, në disa raste, kanë ngecur keq.
Ata komandantë po përpiqen të imponojnë personalitetin e tyre në fushën e betejës, por kjo nga ana tjetër po i vë në rrezik më të madh, besohet.