Është lënë i lirë drejtuesi i kamionit të përfshirë në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Milot Rrëshen ku humbën jetën 4 persona.
Isa Ishala Shala është shprehur se ai ishte duke lëvizur në korsinë e tij në momentin që mjeti tip Citroen i ka dalë përpara.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin Milot-Rubik. Viktimë e përplasjes fatale mes makinës dhe një kamioni, kanë qenë burrë e grua dhe 2 fëmijët e tyre, (djali nga martesa e parë e gruas), ndërkohë që fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e vogël 3 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.