Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.
Mësohet së një makinë ka përplasur një motorr mbi të cilin udhëtonte një shpërndarës picash.
Mësohet se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur ka marrë plagë të rënda dhe dëmtimë në nofull dhe është dërguar për të marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)