Dje në datë 30.9.2019 në mbledhjen e Këshillit Bashkiak monist, Kryetari i emëruar i komitetit ekzekutiv pa u konsultuar me asnjë drejtues, përgjegjës në Bashkinë e Tropojës siç duhej dhe kërkon ligji për qeverisjen vendore dhe ligji për nëpunësin civil, pa marrë miratimin e askujt ka vendosur të shkurtojë 43 punonjës të Bashkisë Tropojë, megjithëse pagat e këtyre punonjësve janë të garantuara për gjithë vitin.
Ky veprim arrogant dhe i motivuar tërësisht politikisht nga narkoshteti, kërkon ti shkaktojë një dëm social, ekonomik për këto 43 familje.
“Dega e Partisë Demokratike Tropojë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar politik që ushtrohet ndaj punonjësve të administratës, ju bëjmë thirrje organeve ligjë zbatuese, përfaqësive të huaja në Shqipëri të cilat kanë investuar në reformën e administratës, që të hetojnë këto shkelje flagrante ligjore.
Kryetarit të emèruar i themi se ora jote ka ndaluar, #tiktak#,Ramaik#”, thuhet në njoftimin e PD-së së Tropojës.
(K.H/Faxweb.al)