Është marrë vendimi pasditen e sotme në mbledhjen e Kolegjit të Kryetasrver në selinë blu për vijimësinë e aksionit opozitar.
Lulzim Basha ka lajmëruar ditën e sotme në një deklaratë për mediat se protesta e 10-të komëbtare e opozitës do të jetë në datë 8 korrik rreth orës 20:00 përpara Kryeministrisë.
Lulzim Basha ftoi të gjithë shqiptarët ti bashkohen kësaj proteste.
“Dua ti ftojë të gjithë këta qytetarë dinjitozë të na bashkohen ditën e hënë në orën 20 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuara për çmontimin e diktaturës”, tha Basha.
Kujtojmë që opozita ka zhvilluar deri më tani 9 protesta kombëtare tek të cilat ka zgjedhur të protestojë pa dhunë dhe nëpërmjet simbolikave. Ndërkohë që protesta e 10-të vjen në një hark kohor shumë të shkurtër, vetëm 1 javë pas zgjedhjeve vendore. Zgjedhje këto të cilat vetë opozita nuk i njeh sepse sipas saj janë pa një dekret nga Presidenti.
Kujtojmë që pak më herët Lulzim Basha ka patur dhe njuë mbledhje me kryebashkikët e djathtë në vend. Xhelal Mziu ka njoftuar I prerë për mediat, sapo ka dal nga mbledhja, se kurrsesi nukdo ta lëshoj zyrën e tij për kandidatin e PS, i cili në zgjedhjet e papa një jave është shpallur fitues.