Kreu i Shteti, Ilir Meta ka dalë në një konferencë përpara mediave ku është duke folur lidhur me vendimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore që ishin paracaktuar të mbaheshin me datë 30 Qershor të këtij viti.
Meta u shpreh në fillim të fjalës së tij se ishte i detyruar të dilte sërish para mediave ku deklaroi se ditën e djeshme ka dhënë të gjitha argumentert e mundshme për vendimin që ka ndërmarrë.
“Republika nuk mund të jetë kapje e institucioneve nga ana e mazhorancës dhe mos respektimi institucional nga ana e opozitës. Nuk është as monortitizë dhe vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i detyrueshëm për shmangien e një konflikti të paevitueshëm. Presidenti i Republikës do të shpall një datë të re për zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën e vendit. Datën e zgjedhjeve e shtyva me përgjegjësinë më të lartë, ndërkohë që përpara se të caktohet një datë e re, palëve do t’ju lihet kohë që të gjejnë një zgjidhje urgjente”, tha Meta.
Presidenti tha se ka marrë akuza se vendimi nuk ka qenë i drejtë dhe kushtetues, por ai ju bëri thirrje palëve të lexojnë Kushtetutën. Kushtetuta sipas tij nuk përcakton datën e zgjedhjeve.
Ndërkohë lidhur me shkarkimin e tij, Meta tha se nuk e dinte arsyen se përse mazhoranca ka marrë një nismë të tillë. “Është e thjeshtë, zgjidhim fillimisght krizën më pas shkarkojmë presidentin”, tha Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post