Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në cilësinë e koordinatores kundër korrupsionit ka njoftuar sot shkarkimin e drejtorit të Aluizni-t në qytetin e Vlorës dhe dy punonjës të tjerë.
Sipas saj javën e shkuar janë kryer kontrolle në rajonin e jugut, ku personat janë gjetur në shkelje.
‘U mor masa largim nga detyra për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZN-it Vlorë, si dhe përgjegjësin dhe specialistin në këtë drejtori. Kjo masë u mor pasi nuk kanë respektuar procedurat e kërkuar nga ligji në fuqi, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimi’, tha Gjonaj.
Po ashtu janë vërejtur dhe dhjetra shkelje të tjera, ndërsa janë paralajmëruar disa punonjës.
(E.K/FAXWEB.AL)