Ish-deputja e PD-së dhe mjekja e njohur Rushen Golemi është ndarë sot nga jeta.
Rushen Golemi Ishte e para femër kirurge dhe në vitin 1992. Ajo u zgjedh deputete e PD-së, për tu rizgjedhur sërish në vitin 1996.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari Basha i cili shkruan se vepra Golemit në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të.
“Sot kur Tirana dhe vendi zbardhej nga bora, u nda nga jeta Rushen Golemi, një zonjë e bardhë, një kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët e Dr. Rushenit. Vepra e saj në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të. U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha në ‘Facebook’. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post