Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Xhafer Mata, i riu që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas qëlloi veten.
Duket se Mata e kishte menduar mirë krimin, pasi në momentet kur ka shkuar poshtë pallatit ku banonte e reja ai ka qenë i armatosur me pistoletë.
Dy të rinjtë mësohet se kanë shkëmbyer disa fjalëe mes tyre dhe pas kësaj ai e ka qëlluar të renë, me një plum që i ka marrë jetën.
Policia thotë se paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni, pasi dy të rinjtë kanë pasur lidhje mes tyre.
Të dy të rinjtë jetonin në Tiranë prej disa vitesh, ndërsa familjet e tyre jo.
(E.K/FAXWEB.AL)