Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.
Policia ka bërë arrestimin A.D., 38-vjeç pasi ditën e djeshme ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçare, për motive të dobëta.
“Nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, është arrestuar edhe S. S., 46 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimiin e tij pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj 30 vjeçares (kunatës), për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Kapen dhe arrestohen nga policia 2 shtetas për dhunë në familje. Njërit prej tyre i gjendet edhe një armë në banesë.
Në vijim të punës intensive kundër dhunës në familje, Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas në qytetitin e Vlorës.
Arrestohet nga Policia shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçare, për motive të dobëta.
Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë.
Arrestohet nga Policia shtetasi S. S., 46 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimiin e tij pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj 30 vjeçares (kunatës), për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” në ngarkim të shtetasit A.D.
(F.GJ/FAXWEB.AL)