14:25 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni “BISTRICA 2019”, shkon në 13 numri i të arrestuarve

12:35 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni “BISTRICA 2019”, shkon në 13 numri i të arrestuarve

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “BISTRICA 2019” duke goditur një grup të strukturuar Kriminal  për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Policia ka arrestuar dhe ndaluar deri më tani 13 persona, ku në flagrancë janë kapur E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç,  të katërt banues në Fier dhe ka egzekutuar urdhërat e ndalimit për P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç,  të tre banues në banues në Patos-Fier dhe A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç  si dhe  G.S., 27 vjeç,  të katërt banues në Fier dy ditë më parë. Ndërkohë që sot është ndaluar edhe shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Patos,

Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

Po  në vazhdën e këtij operacioni në 5 prill të këtij viti në Kapshticë,  është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap  duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë  hashash të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota”  që drejtohej prej tij.

Njoftimi i potë i Policisë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “BISTRICA 2019”.

Shkon në 13 numri i të arrestuarve gjatë këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Patos, si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”.

Në operacion u përfshinë   Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar  “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 11 persona si dhe u sekuestruan 79 kg Cannabis Sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.

Më herët në datë 05.04.2019, në funksion të këtij procedimi penal në Kapshticë, u arrestua  edhe një pjesëtar tjetër i këtij grupi kriminal, ku u sekuestrua rreth 68 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithsej në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Profil/ Valdrin Pjetri, kandidat për bashkinë e Shkodrës

Para

Ndarja nga jeta e majorit, Rama mesazh ngushëllimi: Flamuri kombëtar në zi, Tanushi shembull i lavdishëm i sakrificës

Para
Grabitja në Rinas/ Arrestimet e sotme, reagon Rama

Ndarja nga jeta e majorit, Rama mesazh ngushëllimi: Flamuri kombëtar në zi, Tanushi shembull i lavdishëm i sakrificës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

Aksident tragjik në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, dyshohet një i vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.