Edi Rama në Facebook ka komunikuar një lajm me rëndësi siç e ka etiketuar vetë në lidhje me shiqptarët të cilët mbetën në Greqi për shkak të mbylljes së kufinjve gjatë pandemisë së COVID 19 dhe janë gjobitur nga pala greke. Rama në këtë komunikim ka bërë me dije se ka marrë garancinë nga shteti fqinj për të rishikuar të gjithë penalitetet dhe sic shkruan ai:
Kanë siguruar dhe se ne kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do te ndodhe vetëm ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga covid19.
Pas kësaj, Rama shprehet se qeveria shqiptare do tu kompensojë në masën 100 për qind gjobat qytetarëve shqiptarë nëse shteti grek nuk ua anulon.
NJË LAJM ME RËNDËSI
Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit. Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.
UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË