Nuk kanë të ndalur tensionet në vend për shkak të dekretit të presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, ku pas pas djegies së materialeve zgjedhore në qytetin e Burrelit, largimit të tyre vullnetarisht nga Policia edhe në qytetin e Kukësit, edhe në Klos është bërë diçka e tillë,.
Nga informacionet paraprake mësohet se protestuesit dhe simpatizantët e PD-së kanë hyrë brenda qendrës së KZAZ-së nr 17 të këtij qyteti, nga ku i kanë larguar nga ambientet ku ruheshin këto material dhe më pas iu kanë vënë flakën.
Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar si dhe shumë qytetarë të tjerë, i kanë vënë kavon derës së KZAZ-së pavarësisht rezistencës së Policisë.
Ndërkohë ka pasur edhe djegie të gomave të makinave nga ana e protestuesve, por nga ana tjetër, një punonjës i Policisqë është parë në tarracën e një pallati duke hedhur gaz-lotsjellës ndaj këtyre të fundit.
Ndërkohë, rezistenca e qytetarëve të Kukësit ka bërë që Policia e Shtetit të arrijë një marrëveshje me Policinë BAshkiake në Kukës sui dhe me drejtuesit e Bashkisë së këtij qyteti e përfaqësues të Partisë Demokratike që të largojë nga KZAZ-ja në pronësi të pushtetit vendor materialet zgjedhore.
Edhe në Burrel ka agravuar situata në KZAZ-në numër 16, ku si pasojë e konfrontimeve ka mbetur i plagosur vëllai i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në këtë Rreth.
Protestuesit janë futur brenda KZAZ-së pavarësisht rezistencës nga ana e Policisë ndërkohë ata kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të Forcave Speciale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)