Pas më shumë se 4 orësh, 2 anëtarët e opozitës, përkatësisht Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë dalë nga tryeza e Këshillit Politik që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me gjithë diskutimet që janë bërë duke akuzuar Partinë Socialiste se kanë minuar reformën zgjedhore.
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, teksa u pyet nëse jemi drejtë dështimit të Reformës Zgjedhore, ku u shpreh se propozimet e tyre pavarësisht se garantojnë votën e zgjedhësve janë refuzuar.
“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar, opozita për momentin nuk ka të pranuar asnjë propozim që mundësojnë që vota të numërohet siç është hedhur pa u manipuluar. Një rinumërim në KQZ të një kutie të manipuluar të mbushur është një tallje me shqiptarët. Ne synojmë të ndërpresim rrugën vjedhjes së votës, këtë llohgari duhet të japë PS para shqiptarëve”, tha Bylykbashi.
Vasili u shpreh se sot PS ka si strategji minojë reformën të rrëmbejë votat në komisione të paligjshme dhe të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të Reformës Zgjedhore.
“PS nuk heq dorë nga modeli i 30 Qershorit. I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i eksperimemntit të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionerët të bëhen me ligj. Të votojnë njerëzit se votat i nomërojmë ne është qëndrimi i PS. Sepse normal dhe korrekt nuk i fiton kurrë zgjedhjet, por do të marrë e të vjedhë vota në tavolinë si i mbyturi në një fije bari.
Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër më poshtë nga standartet të cilat ekzistojnë dhe të hyjmë në një rrugë që nuk ka ekzistuar kurrë as kur PS ka qenë në opozitë që ka kërkuar këto standarte. Ka vetëm një strategji të PS-së, ta rrënojë dhe minojë reformën zgjedhore, të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore dhe të bëjë sikur harron se 3 çështje të mëdha në 15 kushtet e BE janë reforma zghodhore, implementimi i saj dhe ndëshkimi i krimit elektoral”, tha Vasili.
(F.GJ/FAXWEB.AL)