Disa njerëz janë plagosur pasi një tren pasagjerësh dhe një tren i mallrave u përplasën afër Düsseldorfit në Gjermani, tha policia gjermane.
Incidenti ndodhi pranë një stacioni të trenit në qytetin Meerbusch, njoftoi agjensia e lajmeve DPA.
Autoritetet thanë se kishte plagosje të shumta, por nuk ofruan menjëherë informata më specifike. Mediat lokale raportojnë se deri në 50 vetë janë plagosur.
Ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje dhe po ndihmonin të shkarkonin njerëzit nga treni i pasagjerëve. (B.H/Faxweb)