Një 39-vjeçarë është plagosur me armë zjarri në Korçë përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë nga një person ende i paidentifikur, njofton Policia.
Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 19.12.2017, rreth orës 18.05, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.Z, rreth 39 vjeç, banues në Korçë.
Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.
Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (B.H/Faxweb)