Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë, Emrah Shabaj i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës 1 ditë pas zgjedhjeve nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhore në qëndrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.
Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 23-vjeçarit pasi sipas trupit gjykues nuk ka prova që e fajësojnë Emrah Shabaj.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Arta Llazari, pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe palën mbrotjëse, ka vendosur të lërë të lirë 23-vjeçarin Emrah Shabaj, nipi i ish kryetarit të Komunës Postrobi Faz Shabaj.
Dy ditë më parë kanë qënë familjarët të cilët e cilësuan arrestimin e tij totalisht politikë për shkak të bindjeve që ka familja Shabaj në zonë, ndërkohë që duket se këto pretendime qëndrojnë edhe në argumentimin e gjykatës së Shkodrës e cila ka cilësuar të padrejtë arrestimin pa pasur asnjë provë.
Discussion about this post