19:04 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Prita më shumë se 2 vite për tu bërë ndryshimet”, Meta dekreton ligjin e rëndësishëm për gjyqtarët dhe prokurorët

16:19 | 05/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Vendi në ngërç politik, “thumbon” Ilir Meta. Ja mesazhi i koduar që iu përcjell palëve

Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka miratuar 2 ligje të rëndësishme për gjyqësorin.

Sipas shkresës zyrtare të nxjerrë nga Presidenca bëhëet me dije se është miratuar ligji për “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” gjithashtu dhe ligji për “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Po sipas shkresës zyrtare mësohet se Presidenca ka pritur më shumë se dy vjet nga ana e Kuvendit për të nërë ndryshime në ligjin e statusit të Gjyqtarëve dhe Prokurorve, ndrshime keëto jo vetëm nga ana kushtetuese por dhe nga ajo administrative.

Theksohet se një pjesë e ndryshimeve është bërë e ndërkohë që Presidenti është I hapuir për të mirëpritur ndryshime të tjera.
Përpos vonesave në dryshime ligji është miratuar.

Shkresa e plotë nga Presidenca:

 Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje të 2 (dy ) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:

Me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, Presidenti i Republikës ka miratuar; “Shpalljen e ligjit 48/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Realizimi i shtesave dhe ndryshimeve në këtë ligj janë argumentuar nga Kuvendi si të nevojshme në plotësim të vakumit të krijuar për shkak të Vendimit nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës Kushtetuese, që ka shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita të këtij ligji, dhe që kishin të bënin me :

 Papajtueshmërinë ambientale;

Veprimtaritë e jashtme;

Vlerësimin;

Kategorizimet e disa prej shkeljeve disiplinore;

Masat disiplinore plotësuese;

Aksesin në dokumentacion gjatë procesit disiplinor;

Pezullimi nga detyra;

Veprimtari këto të lidhura me funksionin apo procesin disiplinor që zhvillohet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, etj.

Përpos këtyre plotësimeve ligjore, Presidenti i Republikës, konstatoi se ligjvënësi me ligjin nr. 48/2019 ka realizuar gjithashtu më shumë se 14 ndërhyrje të tjera në ligjin nr. 96/2016, me qëllim riparimin, përmirësimin, qartësimin dhe harmonizimin e dispozitave të ligjit nr.96/2016, në tërësinë e tij.

Kjo tregon se, në momentin e miratimit të ligjit nr.96/2016, ky akt përveç se ka patur probleme antikushtetushmërie për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese, gjithashtu ka patur edhe mangësi të tjera të karakterit të teknikës legjislative, shprehje të pasakta, gabime në referime etj, që nëse do të ishte gjykuar në mënyrë të thelluar dhe jo të nxituar nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë në momentin e hartimit të ligjit nr.96/2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të ekzistonin.

Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar ndryshimet e domosdoshme në ligjin nr. 96/2016 në një kohë të vonuar, konkretisht pas më shumë se 2-vjet nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese (prill 2017), sërish Presidenti i Republikës i mirëpret këto ndryshime ligjore dhe për këto arsye me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.

 Presidenti i Republikës, nxit dhe inkurajon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo organet e tjera të sistemit të drejtësisë që sipas përcaktimeve të ligjit nr.96/2016, datë 06.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, tashmë të ndryshuar të bëjnë çmos që i gjithë sistemi gjyqësor dhe ai i prokurorisë të funksionojnë në mënyrën e duhur.

Pas plotësimit dhe përmirësimit të ligjit, tashmë është detyrë dhe përgjegjësi e organeve respektive të zbatojnë me rigorozitet, jo vetëm ligjin nr. 96/2016, por gjithë kuadrin kushtetues dhe ligjor të paketës në reformën e sistemit të drejtësisë, për të bërë të mundur që vendi ynë të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm dhe të përgjegjshëm, të aftë profesionalisht, të cilët duhet të pranohen, emërohen, dhe të zhvillojnë karrierën e tyre brenda sistemit të drejtësisë, bazuar mbi një sistem vlerësimi dhe promovimi që bazohet në meritë, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.

Organet respektive nuk duhet të tolerojnë asnjë sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit të drejtësisë dhe duhet të marrin sa më shpejt të gjitha masat e nevojshme që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve.

Çdo veprim i magjistratit që cenon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit në sistemin e drejtësisë shqiptare, duhet të verifikohet, hetohet dhe gjykohet në përputhje me standartet kushtetuese dhe sipas kërkesave rigoroze të ligjit.

 Presidenti i Republikës gjithshtu me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ka miratuar “Shpalljen e ligjit 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky ligj u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim.

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurën e detajuar mbi ndërmarrjen e nismave ligjvënëse popullore nga 20 mijë shtetas me të drejtë vote, duke filluar nga momenti i regjistrimit të nismës, deri në paraqitjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.

Ky rregullim me ligj është i domosdoshëm për shkak të zhvillimeve për rritjen e të drejtave të pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit.

Në këto kushte, promovimi i nismës ligjvënëse popullore, si pjesë e institucioneve kushtetuese të demokracisë së drejtpërdrejtë, është vlerësuar si një nevojë e domosdoshme nga Presidenti i Republikës, dhe për këtë arërsye me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ai ka miratuar shpalljen e ligjit nr. 54/2019.

Pas

Tritoli në banesën e zyrtarit të PD-së, flet Demaj: Ja me kë jam në konflikt

Para

Një tjetër që merr bashkinë pas orarit zyrtar të punës, ja kush është kryebashkiaku që u shoqërua nga Damian Gjiknuri

Para
Një tjetër që merr bashkinë pas orarit zyrtar të punës, ja kush është kryebashkiaku që u shoqërua nga Damian Gjiknuri

Një tjetër që merr bashkinë pas orarit zyrtar të punës, ja kush është kryebashkiaku që u shoqërua nga Damian Gjiknuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.