Pas protestës të 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Prokuroria ka thirrur këtë të fundit që të paraqitet nesër për tu marrë në pyetje.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se në pyetje do të merren deputetë dhe anëtarë të tjerë të grupit të Rithemelimit të PD-së mes të cilëve: Flamur Ndoka, Albana Vokshi dhe deputetë të tjerë.
Po ashtu është thirrur dhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili do të paraqitet në Prokurori të premten.
Kujtojmë se sot u liruan 34 të arrestuarit për shkatërrim prone nga protesta e 8 janarit. Gjykata vendosi masën e sigurisë Detyrim Paraqitjeje për 24 prej tyre ndërsa 6 mbështetës të Bashës u liruan nga çdo lloj akuze, pasi sipas Prokurorisë nuk u gjet asnjë provë.