Protestuesit në Kukës duket se janë nga më të vendosurit për largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në zbatim sipas tyre, të dekretit të Presidentit për ç’dekretimin e datës 30 Qershor.
Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar si dhe shumë qytetarë të tjerë, i kanë vënë kavon derës së KZAZ-së pavarësisht rezistencës së Policisë.
Ndërkohë ka pasur edhe djegie të gomave të makinave nga ana e protestuesve, por nga ana tjetër, një punonjës i Policisqë është parë në tarracën e një pallati duke hedhur gaz-lotsjellës ndaj këtyre të fundit.
Nga raportimet paraprake mësohet se ka humbur ndjenjat gjatë konfrontimeve edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Kukësit.
https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/385219528755948/
(F.GJ/FAXWEB.AL)