Ashtu siç edhe kishtye paralajmëruar më herët, kryeministri vendit Edi Rama ka dalë në një konferencë me gazetarët për të folur për protestën e opozitës dhe situatën politike në vend.
Në nisje të fjalës së tij, Rama tha se Policia e Shtetit ka vendosur një standart të ri në historikun e uniformave blu dhe kanë fituar me të drejtë admirimin e të gjithëve. Ai tha se policia shfaqi një sjellje të matur, ishte sipas tij në lartësinë e detyrës dhe menaxhoi situatën në një mënyrë të admirueshme.
“Sot për shkak të histerisë në të cilën organizatorët por edhe disa media e trajtuan incidentin, e quaj incident dhe do ta them pse, me një nga iniciatorët e dhunës, më detyron t’ju kujtoj se kjo godinë në 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me zjarr. Dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e katër protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit e paarmatosur jo me armë po as me një shishë benzine, plagosën mbi 40 persona me plumba vdekjeje prurës dhe u përdor trupa e forcave të ndërhyrjes së shpejt dhe arriti të ngjitet ndër kate duke masakruar kë i doli përpara. U ngjitën nëpër katet e kullave përballë duke masakruar njerëzit kur protesta kishte përfunduar. U dhunuan me qindra në një formë të tillë. Njerëzit futeshin nëpër shpia sepse kishin frikë me të drejtë të shkonin në spital.
Ndërkohë që sot një nga organizatorët kryesor të dhunës. Policët nuk do të kishin goditur dikë që i iku policisë me vrap, ka një arsye që i ikën policisë ashtu. Në vende shumë të civilizuar se i yni do e kishte pësuar shumë më keq. Natyrisht që veprimi i atyre dy policëve ishte i tepërt, por nga ana tjetër duhet të mirëkuptojmë se kishin plot 7 orë midis sulmeve dhe dhunës”, tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)