Burime të Fax News bëjnë saktësojnë se mbi 500 kilogramë kokaina e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, është gjetur në një kontenier të kamionit, i cili mësohet se është vetëm tranzit në tokën shqiptare dhe po bëhej gati të vendosej në anije, prej nga do të nisej drejt Italisë.
Autoritetet shqiptare janë lajmëruar nga partnerët e huaj për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në vendin tonë.
Nga hetimi, dyshohet se kokaina ka ardhur nga Kolumbia.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pamjet e para 45 ditëve.
Mësohet se Prokuroria administronte të gjithë dokumentat e hyrjes së mjeteve në Portin e Durrësit.
(E.L/Faxweb)