Ka filluar seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për subjektin Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Trupa e cila do të gjykojë proklurorin Mara janë: Pamela Qirko, Firdes Shuli, Alma Faskaj. Hetimi është bërë për të treja shtyllat e tij konkretisht ai ndaj pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.
Relatorja Alma Faskaj tha se në lidhje me pasurinë, ILDKPI ka dorëzuar raportin dhe rezultin se subjekti Vladimir Mara ka bërë deklarim të saktë, “ka burime të ligjshme për pasurinë, nuk ka kryer fshehje pasurie, nuk ka kryer deklarim të rrem, nuk gjendet në konflikt intetesi” tha Faskaj.
Vladimir Mara, një ndër 25 aplikantët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Vladimir Mara është njëri prej prokurorëve që po hetojnë dosjen voluminoze 339, e cila hedh dritë ndër të tjera edhe për implikimin e personazheve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Publikimi i përgjimeve me protagonistë eksponentë të Partisë Socialiste është një ndër arsyet e konfliktit politik në vend, por Prokuroria nuk ka ende një rezultat për krimin e dyshuar zgjedhor.
KPK hetoi me provat e dërguara nga Mara tek ILDKPI, deklarat vjetore per vitet 2003, 2004, 2008-2016, dokumente publike e private, si dhe deklarimet e subjektit. KPK komstaton se subjekti ka qenë bashkëpunues. Në lidhje me deklarimet ne deklaratën Vetting, ai ka deklatuar kursime nga paga, kursime nga paga e së shoqes dhe të vajzës. Pas hetimit të KPK kanë dalë këto rezultate: Subjekti dhe personat kanë burime të ligjshme.
Për një apartament në Tiranë, subjekti ka deklaruar se jeton në një banesë bashkë me prindërit në 2003. Në 2008 në apartament me vlerë 25% pronësi. Nga hetimi u konstatua se ka deklarim të saktë por rezulton mospërputhje me deklaratën e 2008 dhe dek. Vetting në 2017.
Pasuria për apartamentin e krijuar nga babai, subjekti ka koontribuar në shuma të vogla.
Lidhur me kontributin 1 milione lekë që subjekti i ka dhënë babait, rezulton se ka patur të ardhura të ligjshme për ta bërë. Lidhur me një automjet Benz, 600 mijë lekë vlerë e deklaruar nga subjekti, e përfituar nga kursimet dhe 400 mijë nga një shoqëri sigurimesh. 200 mijë lekë nga sigurimet dhe rezulton me bilanc pozitiv.
Një Land Rover i vitit 2000, rezulton se subjekti ka deklaruar në 2009 për automjetin me targa angleze, por nuk ka rezultuarbe regjistruar. Të ardhurat subjekti ka deklaruar një shumë 400 mijë lekë, të marra nga shitja e një Volksawagen, por pa kontratë shitjeje.
Me Land Roverin ka bërë aksident, dhe ka përfituar 400 mijë lekët që bleu Benzin.
Kredi Konsumatore, rezulton se subjekti ka kryer blerje të pajisje shtëpiake, por nuk është deklaruar nga subjekti në deklaratën Vetting.
Mara ka marre edhe nje Kredi Konsumatore, e cila rezulton se subjekti ka kryer blerje të pajisje shtëpiake, por nuk është deklaruar nga subjekti në deklaratën Vetting.
Vlerësimi i figurës: Sipas raportit të DSIK, subjekti ka përshtatshmëri për vijimin e punës.
Për aftësinë profesionale, KPA ka vlerësuar se Vladimir Mara ka treguar cilësi të pranueshme ne punë, i përpiktë në punë.
KPK ka hetuar për çështjen e shtetasit Nazer Seiti, dosje e ndjekur nga Mara dhe do publikohen më vonë.
Ka ardhur një denoncim në KPA, por që nuk ka prova që vërtetojnë trajtimin çnjerëzor siç ka pretenduar denoncuesja.
Vladimir Mara tha për çështjen në fjalë: “Jam njohur me aktet, nuk ka gjë për të shtuar dhe kontestuar. Banesa akoma është në pronësi të prindërve të mi, të cilët akoma nuk e kanë ndarë. Për Nazer Seitin është dokumentuar ndodhet në gjykim te Shkalla e Parë për caktimin e masës së sigurisë atë të Arrestit në Burg. Vendimi i gjykatës iu vu në dispizion edhe drejtorise së burgjeve nga gjykata e krimeve te renda”.
Ndërkohë më poshtë është një pjesë e bisedës midis përfaqësuesit të Jacobs dhe Marës:
Jacobs: Kushëriri juaj ka paguar për makinën tuaj, më shpjegoni pak si është situata
Mara: Ajo çfarë kam deklaruar është shumë e saktë.
Jacobs: Nuk e di aftësinë financiare, por është e çuditshme të mendosh që blihet makina me 3400 euro dhe të shet ty me 3000 euro brenda 3 muajve.
Mara: E ka sjell për mua si kushëri.
Jacobs: E keni ngarë makinën, duhet regjistruar makina por nuk regjistruar kurrë në Shqipëri. Makina është çrregjistruar në Angli, me targa të Britanisë, të pavlefshme. A nuk mendoni se si prokuror nuk ka kuptim?
Mara: Nuk ishte zgjedhja më e mirë, e kam marrë makinën me dokumentacion, ka ardh në rrugë tokësore, regjistruar në sistemin TIMS. Prokur nga kushëriri për autorizim përdorimi. Do i bëja regjistrim e çdoganim, por kam parë që nuk mund të udhëtoja me këtë automjet. Ose ta ktheja, ose të bëja ndërhyrje për ndryshim krahu pasi ishte angleze. E kam përdorur shumë shkurt, nuk kam patur qëllim ti shmangem ligjit apo taksave.
Ndërkohë është caktuar që seanca për vendimin do të mbahet më datën 14 qershor në orën 09:30.
(F.GJ/FAXWEB.AL)