08:00 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sekuestrohet një arsenal i tërë armësh dhe 1 ton e gjysë kanabisativa, superaksion në Memaliaj (VIDEO)

10:30 | 04/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohet një arsenal i tërë armësh dhe 1 ton e gjysë kanabisativa, superaksion në Memaliaj (VIDEO)

Policia ka sekuestruar një arsenal armësh si dhe 1 ton e gjysë kanabisativa në Memaliaj.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  kultivimit, trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë  të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vjosa”.

Si rezultat, në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh,   në afërsi të shtratit të  lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur  dhe të mbyllur me celësa  dy furgona të bardhë të markës ‘Mercedes Benz’ me targa të falsifikuara.

Gjatë kontrollit grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretisht:

  • 16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu).
  • 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa (prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozimit)

Si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë për evidentimin e  personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll me qëllim shmangies së kontrollit.

Operacioni ndiqet me metoda speciale dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”   dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit“ dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë” parashikuar nga nenet 283/1, 278 dhe 280  të Kodit Penal.

(B.H/FAXWEB)

 

Etiketa: Memaliaj
Pas

Miss-i i Burrave

Para

Situata në Kosovë pas deklaratave për ndryshim kufijsh, SHBA zbulon qëndrimin: Tani është koha…

Para
Situata në Kosovë pas deklaratave për ndryshim kufijsh, SHBA zbulon qëndrimin: Tani është koha…

Situata në Kosovë pas deklaratave për ndryshim kufijsh, SHBA zbulon qëndrimin: Tani është koha…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Investimet publike në ngërç: Bashkitë realizojnë vetëm 5% të planit vjetor në tremujorin e parë

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.