Kreministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme në Twitter lidhur me djegien e matërialeve në Shkodër.
Ai e ka quajtur gjithë këtë një shfaqe të egër dhe të dëshpëruar nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha.
Ndërkohë që Rama u ka siguruar këtyre të fundit dështimin ditën e diel ka theksuar dhe njëherë, njësoj si Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj, se ndëshkimi për të gjithë iniciatorër e kësaj shfaqeje do të jetë shembullor.
Kryeministri Rama në Twitter:
Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor.