Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer në kilometrin e dytë të autostradës Tiranë-Durrës duke lënë të plagosur 3 persona, ndërsa mësohet deri tani se një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Drejt vendngjarjes janë nisur 2 ambulanca, të cilat do t’i transportojnë të plagosurit drejt Spitalit të Traumës.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende por raportohet se aksidenti ka ndodhur në një objekt në ndërtim, ku ishin të pranishëm disa punëtorë, prej të cilëve janë plagosur 3 prej tyre.
Njoftimi zyrtar
Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post