Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën Ymer Kurti, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Eksplozivi ka qenë i vendosur në katin e parë të një pallati, në një biznes, por fatmirësisht nuk ka sjellë lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale. Mendohet se sasia e eksplozivit që ka shpërthyer ka qenë rreth 200 gramë.
Mësohet se dyqani ka qenë në pronësi të shtetases Drita Lulo. Ky ambient ishte përshtatur për t’u dhënë me qera. Policia ka marrë në pyetje pronaren e dyqanit, për ta pyetur mbi ndonjë dyshim që ajo mund të ketë për zbardhjen e ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post