Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Laç, ku një shpërthim me eksploziv është kryer në lagjen 4 të qytetit. Eksplozivi ka qenë i vendosur në afërsi të një lokali.
Nga shpëthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërsa po hetohet lidhur me autorët që kanë bërë të mundur vendosjen e tij.
Nga të dhënat e para rezulton se tritoli është vendosur tek hyrja e lokalit të shtetasit, Llesh Buruku.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, por ende nuk ka shumë detaje.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post