Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka kërkuar është bënë sërish në veprim pas publikimit të detajeve të skemës së pastrimit të parave nga shtetas italianë të lidhur me organizatën mafioze Cosa-Nostra.
Në skemën e raportuar, dy shtetasit Italian Francesko Zummo dhe Fabio Petruzzella mësohet se janë ndihmuar nga shtetasit shqiptarë Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Njëri prej të dyshuarve si i përfshirë është edhe biznesmeni Rezart Taçi i cili u shpall në kërkim pasi nuk ishte në Shqipëri dhe menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave, ai reagoi duke thënë se asgjë nuk ishte e vërtetë.
Ndërsa Bledar Lilo dhe Artur Balla pritet të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Këta dy persona akuzohen se kryenin transaksione përmes një banke në Shqipëri.