20:13 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E FUNDIT/ Supergoditje për bizneset pa kuponë, bllokohen “Aragosta”, “4 Stinët” në Durrës dhe “Havana” në Dhërmi

11:37 | 26/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E FUNDIT/ Supergoditje për bizneset pa kuponë, bllokohen “Aragosta”, “4 Stinët” në Durrës dhe “Havana” në Dhërmi

Strukturat e Hetimit Tatimor dhe të Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë vijuar kontrollet në subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike.

Nga aksioni i fundit janë bllokuar disa biznese të njohur si Havana në Dhërmi, apo  “Aragosta” dhe “4 Stinët” në Durrës.

Mospaisja me kuponin tatimor është një shqetësim që është ngritur jo pak herë nga ana e turistëve dhe pushuesve, kryesisht në jug të vendit, për të mos folur më pas për çmimet e kripura që ndryshojnë dita ditës.

Referuar të dhënave që disponohen, nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor Rajoni Qendror u morën masat, si më poshtë vijojnë:

Subjekti hotel-restorant “Aragosta” me vendondodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

Subjekti restorat “4 Stinët” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

Subjekti “Zgara Polski” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

Ndërsa nga ana e strukturave të Zbatimit, pranë DPT-së u morën masat si më poshtë vijojnë:

Subjekti “Havana” me vendndodhje në Dhërmi penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

Subjekti “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

Subjekti “Oltion Nika” me vendndodhje Yzberisht, Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokim deri në regjistrim si subjekt i TVSH-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin.

 

 

Pas

Bashkia Vlorë miraton taksë për turistët, ja sa do të paguani nëse vizitoni Karaburunin dhe Sazanin

Para

Shkëmbim studentësh në Itali, Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin Aldo Moro

Para
Shkëmbim studentësh në Itali, Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin Aldo Moro

Shkëmbim studentësh në Itali, Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin Aldo Moro

Discussion about this post

 



Të Fundit

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Mehmeti: Vizita e SHBA ‘shuplakë’ për Vuçiç, Osmani bëhet ura drejt Uashingtonit

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.