Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të arratisej në pikën e kalimit Kufitar në Qafë Botë, Sarandë. Shtetasi me iniciale A.A kishte ardhur nga Greqia dhe në momentin që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, 25 vjeçari është larguar me shpejtësi duke tentuar t’i shpëtojë shërbimeve.
Por policia i është vënë në në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Varrezat e Konispolit”.
Mësohet se në tetor të 2018-ës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare ndalon shtetasin A.A., 25 vjeç, banues në fshatin Vermik, Vlorë.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, shtetasi A.A ka ardhur nga shteti Grek dhe gjatë kohës që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, 25 vjeçari është larguar me shpejtësi duke tentuar t’i shpëtojë shërbimeve.
Shërbimet e Policisë iu vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Varrezat e Konispolit”.
Në Tetor të 2018-ës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.
Vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.
(K.H/Faxweb.al)