Ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku.
Ajo ka treguar se ditën e sotme, vetëm pak orë para zgjedhjeve, komisionerët e Partisë Socialiste në njësinë administrative Postribë janë tërhequr.
Duke përshëndetur veprimin e komisionerëve, Ulqinaku është shprehur se edhe vetë socialistët e vërtetë kanë kuptuar që nuk mund të ketë zgjedhjeve vetëm me një parti.
E vendosur Ulqinaku në fund të fjalës së saj ka shkruar se në 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhjet.
Postim i plotë:
Terhiqen komisionerët e PS në NJ.A.Postribë.
Mirënjohje!
Edhe socialistët e ndershëm e kanë kuptuar që me diktaturë nuk vazhdohet!
Me 30 Qershor nuk ka zgjedhje!
Rama ik!
Asnjë hap pas!
(s.a/faxweb.al)