08:13 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E FUNDIT / Vrasja brenda institucionit me siguri të lartë, dalin detajet e reja

11:58 | 04/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja me armë brenda Agjensisë së Inteligjencës në Kosovë, autori ishte punonjës i sigurisë

Për vrasjen që ka ndodhur sot brenda ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës Kosovare, motivet e të cilës ende nuk dihen, kanë folur edhe nga Qendra Klinike Universitare.
“Po përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”, ka thënë Shpend Fazliu për Gazetën Express.

E ndërkohë nga Prokuroria e Shtetit zyrtarisht deklarojnë se vrasja ka ndodhur në bufenë e AKI-së, si institucioni më i lartë i sigurisë në vend.

Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thonë se po e kanë të vështirë edhe ti çasen hetimeve brenda këtij institucioni.

“Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u çasur”, ka thënë Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për Gazetën Express.

Express mëson se i dyshuari për vrasjen është një 40 vjeçar me inicialet V.I.

E ndërkohë edhe Agjencia Kosovare Inteligjencës është deklaruar lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të së njëjtës agjenci. Në këtë institucion kanë thënë se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra, shkruan Express.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI.
Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.
“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundohet nga AKI. Express

Pas

Braçe përplaset me Ahmetajn: Si ka mundësi që keni hequr fondet nga Bujqësia dhe Transporti, zero investime!

Para

FOTO/ Dy operacione ne kufirin greko-shqiptar, sekuestrohen qindra kilogramë drogë. 4 të arrestuar (DETAJET)

Para
FOTO/ Dy operacione ne kufirin greko-shqiptar, sekuestrohen qindra kilogramë drogë. 4 të arrestuar (DETAJET)

FOTO/ Dy operacione ne kufirin greko-shqiptar, sekuestrohen qindra kilogramë drogë. 4 të arrestuar (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.