Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një person ka mbetur i vdekur. Mësohet se viktima është Prendush Fushaj 54 vjeç. Ndërsa, autori i dyshuar i vrasjes është F.P.. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Ura e Thive”. Policia është në ndjekje të autorit.
Mendohet se viktima ka një dyqan lart zonës së quajtur “Ura e Thive” , ndërkaq dyshohet se autori ka qenë një klient i pakënaqur. Policia ka filluar aksionin në zonë për të kapur autorin e dyshuar.
Njoftimi i policisë
Me date 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç.
Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje