Ish-kreu i antidrogës në qarkun e Vlorës, oficeri i larguar për azil politik në Zvicër, Dritan Zagani ka bërë së fundmi disa deklarata shumë të forta.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Syri.net, ai ka deklaruar se do ta padisë shtetin shqiptar në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.
“Unë vazhdoj luftën time dhe nuk shpresoj të marr drejtësi nga drejtësia shqiptare. Për mua ka rëndësi që Shqipëria aderon me të drejta të plota në Strasburg dhe shumë shpejt do shihemi atje.” – u shpreh Zagani në intervistën për Syri.net.
Ai hodhi akuza ndaj drejtësisë shqiptare për zvarritjen e çështjes së tij gjyqësore pa të drejtë. Zagani tha se akuzohet nga autoritetet për shpërdorim detyre pa prova, por vetëm me urdhër të Edi Ramës.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post